Partia Demokratike ka publikuar pamje nga protesta e 8 janarit në selinë e PD, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka mashtruar hapur shqiptarët për terrorin e ushtruar, pasi sipas opozitës , Berisha ishte nxitësi kryesor i dhunës.

Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD. Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.