Skandali i publikimi të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve, bëri që kryeministri Edi Rama të paralajmëronte se do të ketë bashkëpunime me kompanitë e huaja që mbrojnë të dhënat e qytetarëve.
Ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave është arritur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës dixhitale. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Dixhitalizimi i shërbimeve shkurton kohë dhe radhë, por i bën institucionet më të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike dhe për të shmangur këtë duhen forcuar sistemet mbrojtëse.
Skandali i publikimit të pagat bëri që qeveria të kërkojë konsulencë dhe lidhë marrëveshje me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të mbrojtjes kibernetike kompaninë ” Jones Group International”.