Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga aksioni i pastrimit në disa qytete në vendin tonë.

Rama shkruan se zbatimi i planit të pastrimit është kthyer në punë të përditshme në të gjithë Shqipërinë pa e ulur ritmin.

“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit

Zbatimi i Planit të Pastrimit Kombëtar është kthyer në punë të përditshme në gjithë Shqipërinë pa e ulur ritmin, sepse gjithmonë e më shumë qytetarë e kuptojnë se s’mund ta quash veten patriot, e aty për aty të bësh pis pa t’u dridhur qerpiku

*momente nga pastrimi në Bulqizë, Vlorë, Fier, Elbasan, Libohovë, Mat, Dropull, Divjakë, Përmet, Roskovec, Gjirokastër, Pustec, Selenicë, Mallakastër, Memaliaj dhe Krujë”, shkruan Rama.