Kryeministri Edi Rama ka kaluar një ditë në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen stërvitje në ujërat territoriale shqiptare.
Ai ka ndarë disa foto në rrjetet sociale ku është pozicionuar në vendin e kapitenit.
“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Rama.
Prej muajit dhjetor, aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” po qëndron në Mesdhe bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë.