Vendi ynë dy ditët e fundit është përfshirë nga reshje bore dhe temperatura nën zero, që kanë sjellë praninë e ngricave në shumë zona.
Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë të dielë përmes një postimi në Facebook ka bërë një njoftim të përgjithshëm në lidhje me situatën në të ndodhen rrugët e vendit për shkak të akullit dhe borës.
Reshjet e borës që kanë përfshirë gjatë natës Llogaranë, Damës-Memaliaj dhe Hanin e Hotit Tamarë nuk kanë sjellë problem në qarkullimin e makinave.
Gjithashtu ARRSH bën me dije se të gjithë rrugët janë të kalueshme, ndërkohë që bën apel për qytetarët që të kenë kujdes dhe përdorin gomat dimërore dhe zinxhirët.
“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës ? në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperatuar kanë qenë nën 0°C.
⚠Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore ?të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH