Reshje shiu dhe dëbore përfshinë të gjithë territorin e vendit, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se akset rrugore janë të kalueshme për mjetet.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në veri të vendit, por pa sjellë probleme me bllokimin e qarkullimit të mjeteve. Reshje dëbore ka pasur, në qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin”, bën të ditur ARRSH-ja.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apeloi ARRSH.