Regjistrohen 728 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë kryer 5.297 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 99 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.