Vijon puna për kantierin e radhës, në rrugën e transformimit epokal të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar.
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njoftoi sot se, po vijon puna në kompleksin e Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier.
Investimi synon përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, ku kjo drejtori ofron shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh.
DPSHTRR bën të ditur se, rikualifikim tërësor i objekteve, oborrit, instalimet e reja, pajisjet e mobilim i ri, gjithçka me fonde 100% nga vetëfinancimi.