Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve regjistroi rritje për të gjashtin muaj rresht, duke arritur nivelin më të lartë të tre viteve të fundit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, rritja e treguesit të besimit të biznesit dhe konsumatorëve, në sektorin e shërbimeve me 4.2 % në muajin dhjetor, u ndikua kryesisht nga komponenti i lidhur me kërkesën në rritje.
Kjo rritje u ndikua si nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit, ashtu edhe nga ai i kërkesës. Teksa rritje për këtë sektor shënoi edhe treguesi i gjendjes financiare të bizneseve. Të dhënat e deritanishme të INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare është rritur me afërsisht 10.3% për 9-mujorin e vitit 2021. Përmirësimi i ndjeshëm i ekonomisë nga pasojat e pandemisë dhe tërmetit, është rikuperuar falë programit të Rindërtimit dhe masave të ndryshme që adresoj qeveria në mbështetje të biznesit dhe nxitjes së investimeve në ekonomi krahas zgjerimit të kreditimit dhe likuiditetit në tregjet financiare.