Lajmi i mirë është se duke filluar nga e mërkura pritet zbutje e acarit polar, edhe pse ende priten temperatura nën 0 gradë Celsius sidomos netëve dhe mëngjeseve, por intensiteti i të ftohtit do të vjen duke u dobësuar.

Dita e premte më pas do të sjellë kthesën e madhe. Temperaturat më pas, pritet të rriten gradualisht.

Nga verilindja e Kontinentit përsëri në fillim të shkurtit priten disa fronte të reja të ftohta ajrore të cilat mund të destabilizojnë motin vetëm shkurtimisht dhe vetëm pjesërisht. Këto fronte të dobëta kanë një ndikim shumë pozitiv sidomos në përmirësimin e cilësisë së ajrit.