Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 179 raste të reja me koronavirus nga 1,150 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Dibra 60 vjeç dhe një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 6,383 pacientë aktivë me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 213 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që prej fillimit të pandemisë.