Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u shpreh i bindur se do t’i shkojë deri në fund çështjes me zgjedhjet në Shoqatën Rajonale Tiranë, këtë herë duke ndjekur në mënyrë ligjore pasi e konsideroj nul, vendimin e marrë nga kjo shoqatë, që zgjodhi Krenar Alimehmetin si drejtues.

Këtë të martë, Erion Veliaj në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, ka kallëzuar penalisht Ilir Shulku, sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe Adrian Haçi Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Padia është dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, për dijeni edhe Prokurorisë së Përgjithshme, me akuzën “Falsifikimi i dokumentave” dhe, “Shpërdorim detyre”, “parashikuar nga neni 186 dhe 248 i Kodit Penal.