Mbrëmjen e djeshme Monika dhe Iliri debatuan me njëri-tjetrin. Monika u shpreh e ofenduar nga disa batuta të balerinit, të cilat ky i fundit tha se nuk i kishte për të.
Së fundmi, gjatë një bisede me Sabianin në suitën luksoze të shtëpisë, Iliri është shprehur se Monika luan me strategji në “Big Brother VIP”. “Monika kur ndizet Prime që flet me Arbanën dhe që jemi live, ndryshon komplet tonalitet zëri. Fiket Prime dhe del në reklamë gjëja, Monika ul tonin e zërit dhe fillon anashkalimin e teorive ama hapet gjëra, të del me shpatë përpara. Është strategjia e saj, përdor çfarë të ketë përpara”, ka thënë ai.
“I kemi ndenjur shumë afër vëlla, i kemi ndjenjur shumë afër”, i është përgjigjur Sabiani.