Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur të gjitha shkollat në vend, për të mbrojtur fëmijët nga kushtet e vështira atmosferike, ditën e enjte mësimi do të vijojë normalisht.
Këtë lajm e ka dhënë për News 24 drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Zamira Gjini. Gjini tha se arsyet e pezullimt të treditor të mësimit lidhen edhe me kushtet që kanë nxënësit për të shkuar në shkollë, ku mjaft rrugë janë të pakalueshme për shkak të ngricave të shumta.
“Mbyllja e shkollave për këto shkaqe ka ndodhur edhe në vite të tjera, ku ka pasur reshje dëbore dhe ulje të temperaturave. Janë marrë parasysh më shumë zonat e thella të Shqipërisë dhe shkollat nuk duheshin mbyllur vetëm në disa qytete, pasi ulja e temperaturave ka prekur gjithë territorin e vendit. Janë vetë Zyrat Vendore Arsimore dhe drejtoritë e shkollave që do të merren me përcaktimin e kalendarit për zëvendësimin e këtyre ditëve.” shtoi ajo.
Zamira Gjini theksoi se këto ditë kanë shërbyer gjithashtu edhe për të mos rritur numrin e infektimeve, pasi fëmijët kanë qendruar në shtëpi përgjatë këtyre ditëve, andaj nuk kanë pasur kontakte më njëri-tjetrin. Nga ana tjeter ajo theksoi se Ditët pushim do të zëvendësohen në një kohë tjetër, kur temperaturat do të jenë më të larta, kjo i lihet në dorë drejtorive arsimore