Shumë qytetarë të prekur nga Covid nuk pranojnë të shkojnë në spitalet edhe kur gjendja e tyre shëndetësore kërkon me çdo kusht.
Shpesh herë kombinimi i trajtimit mjekësor ambulator me atë spitalor në kushte shtëpie, i agravon më shumë, duke bërë që të shkojnë me 80 % të mushkërisë së prekur, e cila konsiderohet faza më e rëndë. Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, ku qytetarët kërkojnë ndihmë më parë se të shkojnë në spital e konfirmon këtë fakt.
Mutacioni “Omicron”, për të cilin është paralajmëruar se do të shkaktojë një tjetër valë në mesin e këtij muaji thuhet se është më shume infektues se sa “Delta”, por nuk i prek mushkëritë.
Brataj këshillon qytetarët të testohen sa më pare e të mos neglizhojnë asnjë simptomë, pasi këto ditë kanë festuar të shfrenuar e të mos lejojnë përhapjen e mëtejshme të mutacionit “Omicron”, i cili po qarkullon tanimë krahas “Deltës” edhe Gripit.