Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Temperatura nën 0 °C pa reshje kanë përshkuar vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, po punohet me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e rrugës në akset me prezencë bore, si në Kukës-Shishtavec”, thekson ARRSH.
Sipas ARRSH-së drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.