Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor të shkeljeve të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Gjatë 7 ditëve janë vënë nën hetim 185 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie, manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara.
Ndërkohë, 124 shoferë janë gjobitur për shkak se kishin parkuar në zona që nuk lejoheshin për parking, në trotuare ose mbi vijat e bardha. 503 shoferë të tjerë janë gjobitur pasi janë konstatuar duke
Gjithashtu, nga grupet e dedikuara të kontrollit, janë evidentuar dhe ndëshkuar 503 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 361 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit, 122 drejtues të motomjeteve për mosvendosje të kasës mbrojtëse, 290 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, dhe 3789 masa të tjera për shkelje të ndryshe.
Njëkohësisht janë arrestuar 23 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksident, dhe një shtetas për falsifikim të lejes së drejtimit.
Janë pezulluar 129 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:
• 40 raste për drejtimi të mjetit nën ndikimin e alkoolit;
• 70 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;
• 19 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar 16 mjete, nga të cilat:
• 6 mjete për moslikuidimin e gjobave;
• 10 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.