Armando Duka kreu një skenar për ti vendosur tritol shtëpisë së tij për tu viktimizuar në prag të zgjedhjeve të FSHF-së, ku ai po kryen manipulime monstruoze dhe të jashtëligjshme për të rrëmbyer mandatin e gjashtë pas 20 viteve në krye të këtij institucioni.

Për tu dukur i viktimizuar nga tritoli që i ka vendosur vetes së tij, Duka ka urdhëruar në mënyrë të dhunshme disa klube të Superiores që të bëjnë një status në mbrojtje të tij.

Klubet e Kastriotit, Skënderbeut, Teutës dhe së fundmi Kukësi kanë bërë një status në mbrojtje të Armando Dukës. Ata shpreshin solidaritetin për ngjarjen qesharake që Armando Duka i bëri vetes së tij duke vendosur tritol tek porta e vilës së tij luksoze në Durrës. (TemA)