Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë edhe në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë dhe me ngrica duke filluar nga orët e para të ditës. Edhe pjesa tjetër e ditës do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike me ngrica dhe temperatura të ulta ndërsa vranësira kalimtare shfaqen në verilindje dhe juglindje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi verilindor dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore dhe pjesërisht Ballkani Veriore paraqiten në ndikimin e të ftohtit polar dhe reshjeve të pakta të dëborës. Po ashtu me reshje shiu dhe stuhi ere paraqiten edhe Brigjet e Egjeut. NDERSA pjesa më e madhe e Europës mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta.