Në selinë PD, ka vazhduar mbërritja e figurave zyrtarëve dhe të anëtarëve të kryetarëve të degëve dhe të kryesisë. Deputeti Enkelejd Alibeaj, u fut në seli i shoqëruar nga rreth 4 roje private.
“Sali Berisha do dhunë dhe gjak. Nxit demokratët të përplasen me njëri-tjetrin dhe vetë është fshehur. Turp! Kjo është fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Të dhunojë këdo që nuk mendon si ai!”, shkruan Alibeaj në “Twitter”.
Në momentin e mbërritjes së saj, nënkryetarja e PD, Grida Duma është shprehur se asgjë nuk do ndodhte dhe se pas përfundimit të mbledhjes çdo gjë do vazhdonte normalisht.
Grida Duma: Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale.
Kujtojmë që ditën e djeshme, deputeti Spartak Braho në emisionin Zona Zero në Top News, bëri një paralajmërim se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A që përkon me emrin (Enkelejd Alibeaj).