Reali ka arritur të barazojë në minutat e fundit rezultatin kundër Elches në një ndeshje dramatike të luajtur në Santiago Bernabeo. Los Blancos e patën mundësinë që të kalojnë në minutën e 33-të pas një ndërhyrje të ashpër në zonë të Palacios. Por, Karim Benzema nuk e goditi si duhet penalltinë dhe topi përfundoi mbi shtyllën e portës së Elches.

Ky rast i kushton Realit që ndëshkohet në minutën e 42-të kur Lucas Boye shënoi me kokë. Pere Milla dyfishoi në minutën e 76-të për Elche.

Mirëpo djemtë e drejtuar nga Zidane arritën të rikuperonin dy golat duke e çuar ndeshjen në barazim 2-2. Fillimisht ngushtoi diferencën në minutën e 79-të me anë të Casemiros dhe në fund Eder Militao vulosi barazimin.