Ky është momenti kur një gazetare e BBC-s spërkatet në fytyrë nga një rrëshqitje e papritur e borës, derisa përpiqej të bënte “stand up” në kamerë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gazetarja Laura Trevelyan u kap nga stuhia e shpejtë derisa kaploi mbi të në Washington DC më 6 janar.
Gazetarja me origjinë britanike kishte qenë në qytet për të raportuar në lidhje me 1 vjetorin e trazirave të Kapitolit.
Dita shënoi një vit që kur mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump vërshuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në përpjekje për të ndaluar ceritifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.