Në një kohë kur varianti Omicron është mbizotëruesi në vendin tonë, në 24 orët e fundit janë raportuar 2163 infektime, ndërsa kanë humbur betejën me jetën 3 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, prej të cilëve 17 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë 20,409 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki: 1018 në Tiranë, 110 në Shkodër, 95 në Durrës, 86 në Vlorë, 70 në Elbasan, 69 në Fier, 55 në Kamëz, 50 në Kurbin, 46 në Gjirokastër, 45 në Lushnje, 43 në Berat, nga 36 qytetarë në Korçë, Lezhë, 33 në Sarandë, 32 në Pogradec, 27 në Krujë, 21 në Kuçovë, 19 në Vorë, 17 në Patos, nga 15 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, 14 në Dibër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Devoll, Dimal, Shijak, 12 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Përmet, Kavajë, 9 në Delvinë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Peqin, 7 në Poliçan, nga 6 qytetarë në Belsh, Mirditë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Dropull, Memaliaj, nga 4 qytetarë në Konispol, Mat, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Libohovë, Kolonjë, Prrenjas, nga 1 qytetar në Pukë, Klos, Roskovec, Himarë, Këlcyrë.
Janë shëruar 882 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,266 që nga fillimi i pandemisë.