Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk heq dorë nga lojtari shqiptar dhe vazhdon e këmbëngul për transferimin e tij në Seria A.
Granit Xhaka u përfol shumë në merkaton e verës së kaluar për një kalim te verdhekuqtë, përpjekje këto që nuk arritën të finalizoheshin, pasi mesfushori i Arsenalit rinovoi kontratën me ‘topçinjtë”.
Mungojnë dhe pak ditë nga mbyllja e merkatos dimërore dhe në këtë mënyrë, siç raportojnë mediat italiane, Tiago Pinto po punon për afrimin e një mesfushori dhe Xhaka mund të jetë “dhurata” e fundit për Mourinhon.
Transferimi i Arthur në Londër mbetet çelësi i zhbllokimit të tratativës, në mënyrë që Xhaka të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos.