Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me takimin që pati me deputetët e PS-së në Qarkun e Tiranës, ku ka publikuar edhe fotot e mbledhjes.

Në një postim në Facebook, Rama ka zbardhur detaje nga takimi, ku bën me dije se në këtë mbledhje është diskutuar organizimi i Pranisë Besnike, metodologjia e BESËS dhe sistemi i ri i PasqyrAlbania.

Ndërsa në fund kryeministri thekson se kjo mbledhje është një hap i nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.