Interviste me Zef Mazi, Kryenegociator i Shqiperise per Integrimin ne BE

Pyetje: Ne nje interviste me Euronews Shqiperi, Ambasadorja e Frances ne vendin tone tha se “ne procesin integrues Shqiperia nuk mund te ndahet nga Maqedonia e Veriut. Duhet tejkaluar idea se vendet mud te vecohen“. Cili eshte komenti yt?
Pergjigje: Franca, qe sapo ka marre Presidencen e Keshillit Evropian, ka vendosur prioritetet e saj si Presidente e radhes. Shpresojme qe zgjerimi te jete lart ne axhenden e kesaj Presidence. I urojme suksese Presidences franceze te BE-se.

Ne prioritetet e paraqitura nga Presidenti i Frances, nuk duket se integrimi i kandidateve aktuale eshte permendur. Behet fjale vetem per nje konference per bashkepunimin rajonal ballkanik. Nuk jam ne gjendje tani per tani te zberthej çfare nenkuptohet me te, eshte komplementare me integrimin apo ne vend te tij, idea mbetet e paqarte.

Nderkohe behet fjale per rritje te autonomise te BE si mekanizem i ri i mundshem. Si do qendroje kjo, e zberthyer ne detaje te permbajtjes, deri ku shkon, çfare perfshin ne raport me NATO-n, eshte e paqarte.

Jane shume elemente ne ato prioritete qe duhen analizuar me kujdes, ngadale, duhen diskutuar ndermjet shteteve anetare, qe te arrihet nje emerues i petbashket konsensual i te 27 anetareve.

Sa i perket intervistes mund te them se ambasadoret veprojne me instruksione nga qendrat e tyre. Integrimi eshte proces qe vazhdon me vite, edhe dekada, deri ne anetaresimin e kandidateve. Nuk kuptoj se mbi ç’baze juridike, legjislative, direktive te BE, apo tjeter, mbeshtetet qendrimi “ndarja/mosndarja“ e vendeve si Shqiperia e Maqedonia e Veriut!

Duket qarte se ne BE ka shtete anetare qe nuk jane entuziaste per integrimin, per futjen ne BE te anetareve te rinj. Retorikat e perseritura nder vite tani duhet t’i lene vendin veprave, qe ne ende nuk po i shohim. Shqiperia i ka permbushur te gjithe kerkesat dhe kriteret per te filluar negociatat teknike me Konferencen e Pare Nderqeveritare. Per kete pike, per Shqiperine, sa kam dijeni, dhe besoj e kam te sakte, ka unanimitetin e 27 shtetet anetare, edhe te Bullgarise. Per Maqedonine e Veriut nuk ka unanimitet nga te 27 vendet. Ky eshte problem politik.

Vete BE duhet te beje ç’eshte e mundur qe te arrihet unanimiteti i te 27 shteteve per MV. Kjo perpjekje, deri sa te zgjidhet ngerci – qe mund te kerkoje kohe te gjate – nuk duhet te pengoje ecjen perpara te integrimit te Shqiperise. Integrimi duhet te vijoje. Eshte gabim i madh strategjik i BE nese procesi do ndalej. Kredibiliteti, retorikat per integrimin, do shvleresoheshin ndjeshem.

Pyetje: Pse ngul kembe specifikisht Franca sipas jush, referuar kesaj interviste, por edhe pertej saj, qe te mos ndahet Shqiperia nga Maqedonia e Veriut, kur Shqiperia ka permbushur kerkesat dhe kriteret?

Pergjigje: Per kete duhet pyetur Franca. Jemi ne nje bote reale. Te gjithe kuptojne mire. Eshte koha per te dhene mendime te qarta, pa zbukurime semantike. Nuk dua te evitoj te jap mendimin tim. Shqiperia ka pershkruar rruge te gjate, ka bere shume progres ne vijimesi, pa u ndalur. Ajo vijon te gjithe reformat intensivisht. Eshte deklaruar zyrtarisht, institucionalisht, me shkrim, nga KE, se Shqiperia i ka permbushur gjithe kerkesat.

Jam ne dijeni, shpresoj sakte, se idea e mosndarjes eshte perdorur per here te pare nga nje shtet anetar kur Bullgaria dhe Rumania beheshin gati per t’u anetaresuar. Njera prej tyre ishte me perpara sesa tjetra. Per te siguruar qe ajo qe ishte pak prapa te mos mbetej e tille per kohe te gjate, te papercaktuar, ai shtet nguli kembe qe te dy kandidatet te mos ndahen, te hyjne se bashku ne Bashkimin Evropian. Ky qendrim shenoi precedentin e perdorimit te “ndarjes“ dhe “mosndarjes“.

Nenvizoj se une nuk di te kete ndonje dokument, vendim apo direktive, apo dicka tjeter, te miratuar unanimisht, zyrtarisht, ne Keshillin Evropian, qe te kerkoje integrimin apo futjen e kandidateve ne grup! Po te ishte e vertete, kjo do te perbente nje ndryshim te madh te vete mantra-s se zgjerimit te BE: zgjerimi ecen mbi bazen e merites individuale (te kandidatit). As me shume, as me pak. Ndryshe, ky parim themelor i zgjerimit te BE-se do te pesonte nje gerryerje te madhe. Zgjerimi do shihej me dyshim jo te vogel. BE duhet te shprehet qarte, me argumente juridike, si Keshill, qe te jete e besueshme per kete pike. Sot thuhet keshtu, neser ashtu, nga nivele te ndryshme. Si i mendojne njerezit dhe vete vendet kandidate keto luhatje, qendrime?

Po e perseris, eshte e dukshme qe sot nuk duket se ka oreks nga te gjithe per zgjerim. Disa nuk e shohin me simpati procesin. Arsyet jane te ndryshme. Disa kane zgjedhje ne horizont. Per ta, ky eshte preokupimi, prioriteti numer nje. E gjithe administrata duket se punon ne funksion te tyre.

Ne BE vihet re se ka perpjekje per lidership; ka probleme per kendveshtrimin dhe interpretimin e shtetit ligjor, legjislacionit te BE ne raport me ate kushtetues kombetar, migracionin, buxhetin, etj. Nuk perjashtohet qe ndonje shtet anetar te fshihet pas ”mosndarjes“ per arsye te nje ose disa prej arsyeve sa me lart.

Ideale do te ishte qe Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut te uleshin te dyja, qysh me heret, ne tryezen e Konferences te Pare Nderqeveritare. Situata nuk eshte me e mira. Kryeminsitri yne e tha qarte, nese ngerci do vijoje pa zgjidhur, ne do konsultohemi me njerezit dhe do kerkojme ndarjen nga Maqedonia e Veriut.

Ky eshte nje hap krejtesisht legjitim, kerkese krejtesisht e justifikueshme juridikisht dhe politikisht. Une vetem mund te shpresoj se do mund te marrim nje date per Konferencen. Ne do vijojme punen, gjithsesi, duke patur mire parasysh te mos ulim ritmin e puneve, te vijojme reformat ne te mire te vendit dhe popullit tone, duke bere durim, durim!/JAVANEWS/