Porositë e Edi Ramës për zgjedhjet e 6 marsit, në bashkitë pa kryetar kanë qenë të qarta! Në fushatë vetëm drejtuesit vendorë, deputetë, drejtues politikë, pa mitingje e grumbullime të mëdha, por punë “kokë më kokë” me njerëzit. Ndonëse nuk e artikuloi ekzaktësisht, Rama duket i bindur për fitore në 6 mars, kjo sepse sipas tij panorama politike është e qartë, ku nuk i ka kursyer ironitë për situatën në kampin kundërshtarë. Zgjedhjet e 6 marsit, për Ramën, Berisha dhe Basha po i shohin si e vetmja mënyrë për të mbijetuar në politikë.
“Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar, se kjo është një shtysë që të gjithë deputetët flasin me njerëzit. të angazhuar do jenë vetëm forcat vendore, deputetët, drejtuesit politik të qarkut, mesazhet të lidhura me hallet, problemet dhe me shpresat e komunitete dhe sa më pak politikë në këto zgjedhje aq më mirë, se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është qartë, nga ana jonë ne ofertës së punë, në 6 sheshe nga ana tjetër kundërshtarët tanë me 12 apo 18 kandidatë që do luftojnë për mbijetesën politike të drejtuesve partiak në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje”, tha Rama.