Nga Arbër Hitaj/
Dekretimi televiziv i zgjedhjeve të pjesshme lokale të datës 6 mars, qartësoj panoramën politike për 2022. Piramida politike ka një renditje 3 polare, Partia Socialiste dominuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, Partia Demokratike me Lulzim Bashën, dhe opozita e re, LSI e Ilir Metës dhe formacioni pa sigël i Sali Berishës. Në dukje pa rëndësi, këto zgjedhje kanë vlerë të konsiderueshme, pasi bëhet fjalë për 4 bashki me peshë të madhe elektorale dhe jo vetëm, duke filluar me Shkodrën që është qëndër qarku, Durrësi ku Edi Rama është deputet, për të vijuar me Lushnjën një nga bashkitë me numër të madh banorësh e votuesish. Dibra bashki qendër qarku, për të vijuar me Vorën dhe Rrogozhinën me ndikim në tortën e rezultatin për parlamentaret.
Në një prononcim në Report TV, një nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, tha se synojmë 4 nga 6 bashki. Në fushata zgjedhore partitë politike janë gjithmonë më optimiste se duhet, por nga 6 të synosh 4 tregon në fakti se objektivi është më minimalist nga sa thuhet.
Shkaqet tanimë dihen, një çarje e madhe e PD, mes Berishës dhe Bashës, do të sjellë një katastrofë të re brenda opozitës, por që në fakt nuk ka elementin e të papriturës. Në një krahasim të rezultateve duke filluar me bashkinë e Durrësit, Rrogozhinës, Vorës, Dibrës dhe Lushnjës, duket qartë se dalja me dy kandidatë në zgjedhje e opozitës dhe bashkimi i LSI drejtuar nga Ilir Meta me kandidatët e Sali Berishës, do të sjellë një humbje automatike për opozitën.
‘Stalingradi’ politik do të jetë qyteti i Shkodrës, ku edhe pse diferenca mes socialistëve dhe demokratëve është në favor të këtyre të fundit historikisht, ka shumë gjasa që kjo krisje të sjellë për herë të parë Socialistët në krye të bashkisë. E megjithatë partitë politike kanë llogaritar të aftë kur është fjala për rezultatet, prandaj pyetja që ngrihet me të drejtë është përse po garon Meta-Berisha me një koalicion? Përgjigja është e thjeshtë, në këto votime lufta opozitare është për vendin e dytë.
Synimi i aktorëve të vjetër por shumë dinakë politikë është diskretitimi publik i Lulzim Bashës, në sytë e opinionit dhe vetë kampit opozitar. Ata nuk e kanë betejën me partinë socialiste, janë shumë të dobët falë gabimeve dhe stilit shumë të vjetër i të bërit politik. Dyshja ka vetëm një objektiv kokën e Lulzim Bashës, duke e parë si lojtarin më të brishtë politik në vend. Si e thonë edhe vetë Berisha- Meta dhe mbështetësit e tyre, më parë të largojmë Bashën pastaj Edi Ramën. Por a largohet Edi Rama duke i forcuar pushtetin?! Por pavarësisht kësaj, dëmi që po i shkaktohet vendit është kolosal duke i hequr tubat e oksigjenit të pushtetit opozitës. Medalja ka dy anë, ana e mirë është se përgjegjësit për këtë gjendje dihen!