NOVAK DJOKOVIC (SRB) TENNIS , AUSTRALIAN OPEN SERIES, MELBOURNE PARK, MELBOURNE, VICTORIA, AUSTRALIA, GRAND SLAM, HARD COURT, OUTDOOR, ITF, ATP, WTA, 2021, © TENNIS PHOTO NETWORK

Novak Djokovic nuk do të luajë në Australian Open. Gjykata Federale vendosi njëzëri heqjen e vizës së tij dhe për rrjedhojë dëbimin e tij nga shteti australian. Tre gjyqtarët konfirmuan vendimin e marrë të premten nga ministri i imigracionit, që do të thotë se tenistit serb tani do të duhet të qëndrojë në paraburgim në Melburn deri në dëbimin e tij dhe për pasojë nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në Australian Open.

Në përgjithësi, një urdhër dëbimi përfshin gjithashtu një ndalim tre-vjeçar të rikthimit në Australi. Arsyeja e dëbimit nga shteti australian ishte se Djokovic ishte i pavaksinuar dhe prania e tij në territorin australian mund të ishte një rrezik për shëndetin, por mund të ishte jo produktive ndaj përpjekjeve të vaksinimit të njerëzve të tjerë në këtë shtet. Në këtë mënyrë shteti australian fiton “betejën” me Djokovic dhe mbyll përfundimisht këtë çështje që ka zgjatur prej disa javësh.

Duke qenë se kalendari i ditës së parë është publikuar tashmë, vendin e Novak Djokovic në shortin e Australian Open do ta zërë një ‘humbëse me fat’, pra një lojtar i zgjedhur pas humbjes nga kualifikueset.