Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale vijojnë që të bëjnë apel qytetarëve që të kenë kujdes në lidhje me përhapjen e infeksionit të Covid.

MSH përmes një postimi në rrjetin social fokusin e ka vënë tek përdorimi i maskës dhe roli që ka ajo në mbrojtjen e shëndetit.

Pyetjes nëse duhet të përdorim maskë nëse jemi të vaksinuar, ministria i përgjigjet që patjetër që duhet maska dhe respektimi i të gjithë masave mbrojtëse ndaj Covid.

“Po. Edhe pasi të jeni vaksinuar, vazhdoni që të respektoni masat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.