Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të marrin vaksinën kundër COVID për të mbrojtur shëndetin.
“Vaksinimi është detyrë qytetare, mbron shëndetin tuaj. Vaksinim, vaksinim, vaksinim si arma më e fuqishme për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe shtrimin në spital”, shkruan MSH.
Ajo u jep përgjigje dilemave nëse imuniteti natyral i krijuar pas kalimit të sëmundjes është më i sigurt se vaksina. Sipas MSH kjo bie poshtë duke qenë se COVID kërcënon jetën tuaj.
“Vaksinimi ndaj COVID-19 është mënyra më e sigurt për të zhvilluar imunitet, sesa të infektoheni dhe të sëmureni.
COVID-19 është një sëmundje kërcënuese për jetën. Mos rrezikoni shëndetin tuaj. Vaksinohuni”, shkruan ministria.