Në një video të publikuar nga mediumi malazez Vijesti, shihet zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa qëndron në një ambient bashkë me nacionalistë serbë ku brohoritet Rusia, Rusia.
Nga pamjet shihet se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Budvës, Marko Bato Careviç, shefi i kabinetit të tij Nikola Jovanoviç, anëtarë të Vëllazërisë Ortodokse “Shtylla”, si dhe anëtarë të organizatës “Ujqërit e natës”.
Por, Abazoviç është distancuar nga këngët “me përmbajtje të papërshtatshme” që u interpretuan të dielën e 27 shkurtit në një tubimin humanitar ku ai mori pjesë. “Këngët me përmbajtje të papërshtatshme që mund të dëgjoheshin sonte, nga të cilat unë distancohem publikisht”, deklaroi Abazoviç.
Abazoviç tha se kur u përshëndet nga protestuesit para RTCG-së më 21 janar, ai gjatë bisedës premtoi se do të vinte në tubimin e tyre dhe do të mbështeste aksionin humanitar që ata organizuan.
“E mbajta fjalën dhe erdha në tubim ku u mblodh ndihma për dy familje, njëra prej të cilave është myslimane-shqiptare nga Ulqini”, thotë Abazoviç.
“Edhe pse kemi qëndrime diametralisht të kundërta për pothuajse të gjitha çështjet e mundshme, nuk e kisha problem ta mbaj fjalën, të ulem me ta dhe t’i bashkohem aksionit humanitar”, theksi Abazoviç.
Ai theksoi se beson se shoqëria ka nevojë për pajtim si asnjëherë më parë dhe se çdo individ duhet të kontribuojë në respektimin dhe vlerësimin reciprok të të gjitha feve dhe kombeve, duke ndërtuar shoqërinë mbi baza qytetare, multietnike, multikonfesionale me përpjekje të përbashkëta.
Megjithatë, më 24 shkurt përmes një cicërime në Twitter, Abazoviç kishte thënë se “ne qëndrojmë fort me partnerët tanë ndërkombëtarë në Ukrainë, duke perënduar Bashkimin Evropian dhe NATO-n”./ Albanian Post