Sot, ka 200 shqiptarë të punësuar dhe plani është për të shkuar në 500. Do të hapen thirrjet dhe sigurisht, që të gjithë duhet të mos e presin punën me aeroplan te shtëpia, por duhet të shkojnë të aplikojnë.
Vetëm nga kjo kompani dhe nga oferta e saj, por në kontekstin e uljes tërësore të peshës së kostove të aeroprtit të Tiranës, u janë kursyer qytetarëve shqiptarë 120 milionë euro dhe llogaria që ne bëjmë është dyfishi i kësaj shifre, vetëm në bileta.
“Këtu në Kukës fillon një epoke e re për aeroportin, por për të gjithë zonën. Brenda këtij mandati ne do të shohim që Kukësi dhe aeroporti i Kukësit do të jetë një pikë refermi jo vetëm për banorët e verilindjes së Shqipërisë, apo Kosovës, apo pjesës së sipërme të Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë sesa aq.”, u shpreh Kryeministri në mbyllje të fjalës.