Debati mes Donaldit dhe Einxhel i nisur të martën e kalur, vazhdon ende të komentohet jo vetëm në media por edhe brenda në shtëpinë e Big Brother Vip. Duke diskutuar situatën e aktorit të humorit dhe moderatores, Monika Lubonja ndezi një debat tjetër me Einxhel.
Pas përfundimit të spektaklit dy banoret po diskutonin në oborr sëbashku me Arjola Demirin. Gjatë diskutimit Lubonja i tha Einxhel se ajo e përmendi historinë e saj nga jashtë për t’i dhënë një damkë Donaldit dhe të tjerëve që kanë punuar me të.
Nga ana tjetër moderatoja shprehu pakënaqësinë e saj dhe kritikoi aktoren për faktin se gjatë këtyre tre ditëve të nominimit “i ka bërë propagandë” Donaldit, duke e komplimentuar dhe duke kaluar kohë me të.
Debati:
Einxhel: Historia ime me prindin tim ju erdhi keq, por kur tregoj një histori tjetër që m’ka vrarë, përse s’të vjen keq?
Monika: Për çfarë të më vijë keq, që ti shkon në një punë edhe nuk kërkon një kontratë? Ku je ti në 2021-2020?
Einxhel: Po ik o Monika do më tregosh ti penalizimin. Iki unë se historia ime do më penalizojë. Nuk më plas fare nëse kam përmendur njerëz të tjerë.
Monika: Por për çfarë e nise ti këtë histori? Ti e nise për të sensibilizuar gjënë që të kanë bërë ty? Jo! Ti e nise për t’i dhënë një damkë atij dhe atyre njerëzve të tjerë. Pse në momentin kur thashë që Einxhel është një gocë e mençur nuk u penalizova. Që ai bëri gabim dhe nuk i falet, janë të regjistruara gjërat. Kam qenë pro nga fillimi deri në fund.
Einxhel: Pavarëshit dhimbjes time në lidhje me gjënë, në këtë situatë, hiqe që është ai, unë kam parë këto tre ditë një Monikë që flet me superlativa për një Donald. Dhe më është dukur gjithë kohës sikur ti ke bërë propagandë për Donaldin. Kur ke qenë në nominim pavarësisht që më ka fol Iliri dhe Arbri unë kam thënë këtë gjë: Monika ka pafund më shumë vlera sesa Arbri. Kurse ti në treditëshin tim më të vështirë të kam dëgjuar që i ke bërë komplimente superlative Donaldit, dhe jam ndierë “a piece o of shit” domethënë, që ti Donaldit i thoje flori,dritë, djalë si ty, lumturi, dashuri.
Monika: Këtë gjë mos e përdor. Nuk ka qenë shaka ajo që kam bërë unë për Ilirin?
Einxhel: Ti mund ta kesh bërë për shumë gjëra, por në sy të njerëzve, një djalë i mrekullueshëm?
Monika: Unë nuk po diskutoj publikun.
Einxhel: Einxhel the është e penalizuar.
Monika: Po nga situta moj. Kam bërë shakatë e mia.
Einxhel: Dhe në ato tre ditë kamerat kanë qenë duke të kap ty duke bërë ato shaka, dhe njerëzit që janë te shpia shofin një Donald…
Monika: Lëri tani shakatë, kemi qenë këtu, ju keni qenë duke pirë. Ti je heroina. Urdhëro bëje propagandën për mua.
Einxhel: Njerëzit shikojnë Monikën që po bën diçka, Benin që po bën diçka dhe shikojnë Arjolën që s’është asgjëkundi dhe Einxhelin asgjëkundi. Kur kam ardh këtu brenda Kledi ka qenë i preferuar i shpisë dhe i kam thënë bëj diçka duhet të fillosh të flasësh.
Monika: Aman se na je bërë si prifti i shtëpisë, sikur na ke pagëzuar të gjithëve dhe na ke thënë nga një fjalë. Ne po flasim këtu ti më thua çfarë i ke thënë Kledit.
Arjola: Është e vërtetë kjo që thotë Einxhel.
Einxhel: Ju të dyjave nuk kam ardhur tju them?
Monika: Të kam vlerësuar.
Einxhel: Prandaj po të them në momentin që në këtë tre ditësh nominimi, nëse askush nuk rri me personin që është në nominim.
Monika: Këtu kemi qenë. Ah më fal që më zuri gjumi. Një lojë lujta dje në darkë. Dreqi e marrtë mos ti diskutojmë gjërat kaq cekët e kaq ngushtë.
Arjola: S’është cekët o Monika.
Monika: Bëni si të doni.
Arjola: Pse mërzitesh, ma heq trurin.
Monika: Sepse kam pas një moment që kam dashur shumë ta ulëras por nuk do ta ulëras. Dhe kur kam qenë aty, i vetmi person që kam dash të hap gojën dhe të shfryhej. Më ke thirrur dhe nuk kam dashur të të fus ty në një bisedë që ti të flisje në prime. Për të mos të të përfshirë sepse të dua shumë dhe të dua brenda. Edhe dje kur ju keni folur unë i kam marrë me shaka. Se po ta dija unë që ti po i flisje seriozisht ato gjëra që the dje edhe sot në prime unë, ti e dëgjove që unë sot thashë ata bëjnë shaka. Se ta dija që i kishe seriozisht unë ta sqaroja. Ti e di kur Monika bën një shka, kur Monika është serionze.
Einxhel: Mua mu duk siku në gjithë atë situatë ti vendose të qëndorsh dhe ti bësh propagandën e marketingut dikujt tjetër.
Monika: Jo shprit, unë kam ardhur, o Zot në dalshin të shikosh si kanë qenë minutazhet me ju dhe sekondat me atë. Po edhe të qëndroja me atë nuk ka asnjë gjë të gabuar. Unë prekem, pavarësisht se mund të ketë gabimin e vet, nuk është asnjë gjë e keqe që për pak kohë, në momentin që ai zgjodhi të jetë këtu… Unë e kam thënë në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë shpresoj që të pajtohen. Tani jeni të nxheur por unë ju shikoj si dy njerëz që nesër pasnesër do flasin me njëri-tjetrin. Mund të mos krijohet një marrëdhënie e fortë por të sqaroheni, t’i kërkoni falje njëri-tjetrit.
Einxhel: Nuk është një situatë që as që sqarohet as që rregullohet. Ti u acarove qparë dhe unë u super acarova. Sepse nuk ia kam sjellë që t’ja përdorja se po të ishte ashu do ia thoja që në fillim. Asnjëherë skam thënë as që ta nxjerr keq as ti prish punë asgjë. E pe shumë mirë primein e kaluar kur e kam thënë se si e kam thënë, si jam mekur.
Monika: Unë jam habitur sepse kjo gjë nuk doli në prime por dol inga dhoma e rrëfimit.