Të ardhurat nga vetëpunësimi duhet të taksohen njëlloj si ato nga punësimi, në mënyrë progresive. Rekomandimi vjen nga Banka Botërore në raportin fundi teksa qeveria po bëhet gati të hedhë për konsultim një tjetër draft me ndryshime në taksa, sipas të cilit kjo kategori ku përfshihen edhe fermerët paguajnë më pak se individët e punësuar.

Të vetëpunësuarit thuhet në raport janë të prirur të bëjë më shumë evazion për shkak të instrumentave që përdorin duke u regjistruar si sipërmarrës e duke paguar zero taksa për të ardhurat nën kufirin 14 milionë lekë në vend të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Zbatimi i saj sipas institucionit do të sillte mbi 1 miliardë lekë shtesë në buxhet.

Banka Botërore vë theksin edhe te tatimi i kapitalit, pasi sipas saj duke zbatuar taksimin progresiv edhe mbi të mbledh më shumë të ardhura nga njerëzit që fitojnë më shumë. Po ashtu, rekomandon edhe zgjerimin e gamës së individëve që dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave, që aktualisht e kryejnë të dy apo më shumë punësuarit si dhe individët me të ardhura 2 milionë lekë në vit.

Apel bën edhe për heqjen dorë nga përjashtimet tatimore, e në vend të saj propozon subvencione të drejtpërdrejta për sektorë të caktuar duke I monitoruar në mënyrë të vazhdueshme.