Bashkia e Tiranës ka shprehur solidaritet me qytetarët e Ukrainës që po jetojnë një moment të vështirë si pasojë e kërcënimit të pushtimit rus.
Në shenjë solidariteti Bashkia e Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas.

“Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam shumë krenar për banorët tanë ukrainas! Më pëlqen që ata lulëzojnë dhe përparojnë këtu!
Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në vendin e tyre! Ne ndriçuam godinën e bashkisë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në solidaritet të së drejtës së tyre për të jetuar të lirë nga shtypja dhe lufta e pakuptimtë”, shkruan Veliaj.