Përfundimi i Big Brother Vip është shoqëruar me një festë të organizuar nga Top Chanel, pjesë e së cilës kanë qenë ish-konkurrentët dhe stafi i kësaj mediaje. Mesa duket gjakrat e pas-finales janë ulur dhe të gjithë konkurentët kanë bërë paqe me njëri tjetrin.

Në pamjet e publikuara, shihen momente nga kjo festë. Iliri, Donaldi e të tjerë konkurentë shihen duke kërcyer me Sara e Lori Hoxhën. Donaldi, i veshur si “Spiderderman”, personazhin e tij të preferuar, ka qenë i pranishë bashkë me binjakun e tij Romeon, të cilët fillimisht u dukën se patën hatërmbetje me produksionin.

Einxhel është parë në shoqërinë e Dj Dagz, të dashurit të ri, romancë e cila nisi brenda ambienteve të shtëpisë. Dj PM, është parë me Sarën. Ata nisën një lidhje dashurore gjatë konkurrimit. Në mesin e personazheve të ftuar ishin padyshim, Beniada, Arjola, Monika, Arbri, Arditi, Graniti, Sabiani, Fifi dhe shumë të tjerë, që shijuan jo pak këtë festë madhështore.