Mero Baze

Kandidati i Sali Berishës në Durrës është një prodhues betoni. Ky është i vetmi biznes që nuk i ka dështuar. Të tjerat përfshi dhe bizneset me faro Balliun në të kaluarën për të kandiduar kundrejt pagesës kanë dështuar.

Dhe kjo ka futur në krizë dhe fushatën e Sali Berishës në Durrës.

Së pari e ka futur në krizë me Vangjush Dakon. Përveç hallit të përbashkët me të, i ka goditur që ka dhe hall të përbashkët me kandidatin e tij. Sulmet e deritanishme ndaj Dakos, tani i janë kthyer në fytyrë. Historia e kandidatit të tij është historia e një njeriu që ka 20 vjet që mendon se betoni i tij nuk shitet ngaqë rivali i tij është kryetar bashkie dhe ky ka 20 vjet që rri pas derës së PD ta bëjnë kryetar bashkie të shes betonin.

Dhe mund t’ia kishte dal sikur mos të kishte harxhuar më shumë për Fariun se sa për betonin, por ja që aq ka ditur.

Tani që ka marr menaxher Sali Berishën, e ka futur dhe atë në hall. Ai nuk sulmon dot as Gjushin as betonin e Gjushit dhe po sulmon kandidaten për kryetar të PS se ka punuar në Bashkinë e Durrësit. Kur njeriu është në hall nuk di çfarë të thotë.

Së dyti është në hall dhe me kandidatin e Partisë Demokratike Luan Hoti. Hoti duket se ka mbështetje të fort mbi PS dhe Berishën në periferinë e kufijve të Bashkisë në zonën Katund i ri , NB Rinia dhe Berisha ka shkuar aty me shpresë se do marrë vota duke sharë Ramën që “ka takuar Blinken, për llogari te Vuciqit” me shpresë se do ti mërzis disa votues me origjinë nga Kosova në atë zonë. Pastaj ka çuar dhëndërin e tij të deleguar nëpër katundet ku u ka vjedh tokat fshatrave bashkë me vajzën e tij, dhe në mënyrë qesharake e sulmojnë duke u thënë se nuk është me origjinë shqiptare po boshnjake. Dhe këtë e bënë një njeri fëmijët e të cilit janë përzierje serbo-boshnjake-malazezë.

Dhe në fund duket se është i shqetësuar përse Lulzim Basha nuk del në fushatë përballë Berishës, por pret Edi Ramën të dal në fushatë që të përballet me të. Ndjehet i nënvleftësuar që po bredh vetëm katund më katund për të kërkuar vota me shpresë se do mbijetoj politikisht përballë SHBA. E quan padrejtësi që Basha konsideron rival Edi Ramën dhe jo atë. E do atë përballë që tu kujtoj demokratëve që janë të ndarë , pasi kjo është e vetmja gjë që mund ti jap vota. Dhe kaq shumë sa po e shtyn Bashën pse nuk po del në fushatë përballë tij, nuk e ka shtyrë as kur ka qenë tutori i tij në parti. I duhet patjetër dikush përballë që të ndjehet i plotësuar sidomos në Durrës. Gjushi si bën më punë, as si aleatë as si kundërshtarë. E vetmja gjë që mund thotë durrsakëve është garancia se “betoni i Ad Mukës është më i mirë se betoni i Gjushit”. Por dhe për këtë ka frik nga Gjushi se shumicën e betonit ja ka pas shit djalit tij ne Durrës.