Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër kreut të Serbisë, Aleksander Vuçiç, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë.
Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vuçiçit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke, shkruan Gazeta Express.
Biden i ka thënë Vuçiçit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.