Britania e Madhe është zotuar të vazhdojë të furnizojë me armë ushtrinë e luftuar të Ukrainës, ndërsa luftimet me forcat ruse arritën në periferi të kryeqytetit, Kiev.
Shefi i Forcave të Armatosura britanike, James Heappey tha se trupat ruse nuk kishin bërë përparimin që mund të kishin shpresuar. Heappey theksoi se Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madh po punonte mbi planet për të mbështetur një lëvizje rezistence dhe një qeveri në mërgim, nëse Ukraina më në fund do të pushtohej.
”Ky është një vendim që duhet ta marrë Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, tha ai për Sky News. Dje, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace thirri një takim me 25 vende të tjera donatore, të cilët të gjithë ranë dakord të furnizonin Ukrainën me armë ose ndihmë humanitare. Britania e Madhe ka dërguar tashmë 2 000 raketahedhëse antitank dhe Heappy tha se ata po kërkonin të merrnin më shumë armatime në vend.