“Më lër të flas” ishte emisioni që Donaldi mori si dhuratë nga BB VIP dhe emri lidhet me shprehjen e tij që u bë virale në rrjet. Por pas finales, lindën dyshimet se Donaldi e Romeo kishin hequr dorë pasi vëllezërit fshinë promon paralajmëruese të programit.

Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festën e organizuar nga Top Channel deri diku janë sheshuar pakënaqësitë. Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar.

Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë në Post Big Brother VIP. Për më tepër, ai ka hequr dorë nga udhëtimi nëpër botë që mori si dhuratë dhe shpjegoi përmes një videoje që ndau në Instagram, se ka menduar që t’i dhurojë 7 biletat për destinacionet për 7 çifte.