Rritja e ekonomisë ka sjellë përmirësimin e treguesve të tregut të punës.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, “si punësimi dhe shkalla e pjesëmarrjes në forcën e aftë për punë kanë ardhur në rritje”.

Referuar statistikave zyrtare, norma e papunësisë zbriti në 11.3% në tremujorin e tretë të vitit 2021. Ndërsa paga mesatare u rrit me 6.9% në nivel ekonomie dhe me rreth 8% për sektorin privat.

BSH vëren se stimuli monetar e fiskal ka dhënë një mbështetje të rëndësishme në procesin e rimëkëmbjes, si në terma të rritjes ekonomike ashtu dhe në ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar dhe nxitjen e punësimit.