Partia Socialiste i është drejtuar me kërkesë Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për informacion në lidhje me hetimet mbi zbatimin e ligjit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe CEZ-DIA, për të cilën është kallëzuar penalisht edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Komisioni Hetimor i PS në 2016 dërgoi raport për 12 persona, mes tyre Berisha, djali dhe dhëndri i tij.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i është drejtuar me shkresë ditën e enjte, më 17 shkurt kreut të SPAK Arben Kraja dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela.
Në hidhje me kete kallezim (Raportit Perfundimtar te Komisionit Hetimor) derguar Prokurorise se Pergjithshme, kerkojme té informohemi se ne cfare gjendje apo shkalle procedimi esht, nëse kjo çeshtje ka kaluar për kompetence Prokurorise se Posaçme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit dhe nèse po, në çfarë gjendje apo shkalle procedimi është.
Per këtë arsye, me anë të kesaj Memo kerkojme të informohemi se ne cfarë gjendje apo shkalle procedimi eshtë ky kallezim”, thuhet në Memon e firmosur nga Taulant Balla.
Të kallëzuar janë gjithashtu edhe Ridvan Bode, Ish-Minister i Financave, Genc Ruli, ish ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, Florion Mima, ish zv ministër, Enno Bozdo, ish zv ministër, Ledina Mandia ish Avokate e Shtetit , djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.