Të shumtë janë civilët e vrarë nga luftimet me ushtrinë ruse në Ukrainë, teksa numrat po rriten çdo ditë. Deri të dielën, komisionari i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte vetëm 210, duke përfshirë disa fëmijë.
Një vajzë 7-vjeçare vdiq në një sulm në një kopsht fëmijësh Alisa Hlans ishte një nga gjashtë personat që vdiqën kur kopshti i saj u godit në ditën e dytë të pushtimit rus të premten, në qytetin e vogël Okhtyrka. Alisa, për tre muaj do mbushte 8 vjeç. Ajo u plagos rëndë dhe prokurorja e përgjithshme Irina Venediktova, tha se vdiq në spital të shtunën.
Disa fëmijë të tjerë janë vrarë në avancimin rus, duke përfshirë një vajzë të quajtur Polina, e cila ishte në vitin e fundit të shkollës fillore në Kiev.
Polina ishte një vajzë e vogël e lumtur dhe e buzëqeshur, e cila po ndiqte shkollën në Kiev, kur plumbat ranë mbi të, duke i shuar përgjithmonë buzëqeshjen. Sipas autoriteteve lokale në Kiev, ajo dhe prindërit e saj u qëlluan dhe u vranë në rrugë. Plumbat plagosën edhe vëllain edhe motrën e saj, teksa u dërguan në spital. Motra e saj ishte në kujdes intensiv dhe vëllai i saj u dërgua në një spital të veçantë për fëmijë.
Shumica e civilëve të vrarë nuk janë identifikuar ende, por historitë e tyre janë po aq shqetësuese.