Pas një seance maratonë prej 10 orësh në Komisionin Hetimor, kryeministrit Edi Rama nuk i ka mjaftuar kjo kohë, ndërsa ka folur sërish për mediat për inceneratorët.
Në një prononcim për mediat në dalje të Kryesisë së Kuvendit, kreu i qeverisë tha se ishte një maratonë që ia vlejti.
“Ishte një maratonë që vlejti. U dëgjuan të gjithë, u dëgjuan të gjithë ato që kishin për të dëgjuar. Kush ka sy le të shoh, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush do le të kuptojë, kush nuk do, nuk do. Ndaj besoj se…”, tha ai.