Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Qarkut Dibër dhe kandidati i PS-së për zgjedhjet e 6 Marsit, Rahim Spahiu kanë zhvilluar një takim me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, numri dy i PS-së u shpreh se fitorja e Rahimit në këto zgjedhje është e rëndësishme për Dibrën për të vijuar më tej investimet edhe me mbështetjen e qeverisë e kryeministrit Rama për këtë Qark.

“Dibra mua më ka dhënë krenari, se bashkë me ju bëmë një fitore shumë thelbësore për Partinë Socialiste, por mbi të gjitha për Peshkopinë dhe për Dibrën. Për ne si Parti Socialiste, për kryeministrin Edi Rama, është shumë e rëndësishme fitorja në Dibër? Nuk është thjesht një trofe politik, duhet të na kuptoni. Ata e kanë hall trofeun. Ata thonë kush të dalë i dyti, kush të dalë i treti, halli i tyre. Nga ajo fitore ai tha: këto e meritojnë. Kryeministri ju dha një premtim: do të vazhdojmë rrugën,- tha. Le ta lëmë një mesazh që Dibra është nga ato që di ti vlerësojë investimet. Edhe ndonjë që mund të mos dojë Partinë Socialiste, ka një emër shumë të mirë që mund të hedhë votën. Po ta hedh votën për Rrahimin e hedh dhe votën për rrugën, që do të vazhdojë, por dhe për investimet në Dibër”, tha Gjiknuri.

Ai theksoi gjithashtu se Rahimi është kandidati i duhur që interesin parësor ka qytetarët.

“Si e njoh unë në Tiranë nga dibranët e tjerë, e njoh për njeri që ka pritur çdo lloj dibrani me ato mundësi që ka pasur, kur ka qenë në sektorin financiar për ti ndihmuar, për biznese, për kredi, për të gjitha. Pa interes, pa menduar ndonjëherë, se do të vinte të kërkonte vota. Po ky është dinjiteti i njeriut, si je sjell atëherë kur nuk ke pasur nevojë për mua. Unë them që ky me këtë kulturë që ka, qytetare, zotëri siç është, dhe me sjelljen e mirë, jam i bindur që këtë punë do ta vazhdojë mirë. Njeri intelektual me vlera. Thashë e keni të lidhur, votoni për njeriun e mirë, bëni dibranin të zgjuar, praktik. Ju gjithmonë jeni orientuar ku ka qenë interesi i Dibrës. Interesi i Dibrës, Rahimi, vazhdoni investimin, vëreni Kryeministrin në “sedër”.”

Gjiknuri u ndal edhe te projekti i ndërtimit të HEC-it të Skavicës ku garantoi qytetarët se çdo vendim për këtë projekt do konsultohet paraprakisht me ta.

“Skavica është një projekt i vështirë. Ka ardhur një kompani amerikane dhe po bën studimin. Hapi i dytë është që mbasi të jetë studimi, që ku do të bëhet diga e histori të tjera si këto, ajo patjetër që do të konsultohet me komunitetin. Kur të vijë ai studim, jam i bindur që do të shikohet, do të diskutohet dhe gjithmonë do të merret gjëja që ka më pak impakt për njerëzit dhe për mjedisin. Kjo është detyra jonë, e institucioneve, ministres, etj., që do vinë e do thonë: kjo është harta, këtu preket këtu nuk preket. Kush është varianti më i mirë. Ne nuk kemi qëllim as të përmbysim Dibrën siç thonë, as ti bëjmë dëm Dibrës. Ndryshe nuk do i hidhte Edi Rama 400 milionë euro ku, unë pata fatin si ministër, që isha i pari atëherë për Rrugën e Arbrit, që bëmë procedurat dhe filloi. Kështu që mos i besoni gojët e liga. Votoni Rrahimin, jepini krenari Dibrës, nderoni dhe këta djem këtu. Djali juaj. Edhe Ulsiun e keni, shok i mirë”, mbylli fjalën e tij Gjiknuri.