Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj po dëshmon sot në Komisionin Hetimor për impiantet e mbetjeve nga ku deklaroi se kur ai mori detyrën në vitin 2018, kryeqyteti po përballej me një emergjencë mjedisore.

Gjatë dëshmisë, Veliaj provoi me dokumenta se ai kurrë nuk i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mjedisit në emër të gjithë Qarkut për inceneratorin, siç pretendon opozita që e akuzon për shkelje ligjore.

Veliaj tregoi dokumentet që mbajnë emrin dhe logon e bashkisë së Tiranës, ku ai vetë ka kthyer një përgjigje në emer të bashkisë së Tiranës për Ministrinë e Mjedisit dhe jo në emër të qarkut.

Për ta çmontuar më tej këtë gënjeshtër, Veliaj tha se në emër të Bashkisë Kavajë kishte kthyer përgjigje kryetari Isa Sakja. Veliaj lexoi letrën e Isa Sakja, i cili i përgjigjej Ministrisë së Mjedisit.

“Sapo ju provova që kam folur në emër të bashkisë dhe jo në emër të qarkut, provova që kam një vendim bashkiak, të njejtën shkresë si unë ka cuar Isa Sakja i Kavajës. Pse merrni vetëm shkresën time? Isa Sakja ka kthyer përgjigje si unë”, tha Veliaj.

Teksa u pyet se cili ligj e autorizoi t’i përgjigjej Ministrisë së Mjedisit për inceneratorin, Veliaj u përgjigj se “më autorizon ligji i qeverisë Berisha për menaxhimin e integruar të mbetjeve, pika 12 që thotë se kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve në kufijtë adminsitrativë”.