Biseda

Gjatë punimeve të Komisionit Hetimor për çeshtjen e inceneratorëve mediat kanë arritur të fotografojnë një bisedë të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Desada Metaj me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku. Në bisedat e fotografuara Metaj merr udhëzime nga dy gazetarët, Andi Tela dhe Andi Bushati për atë që duhet t’i thotë Tabakut, e që kjo e fundit më pas të marrë në pyetje Erion Veliajn.

Desada Metaj ka hyrë në mbledhjen e komisionit hetimor në cilësinë e anëtares së AMA, për të ndjekur seancën, për të parë cilësinë e transmetimit të medias. Por në fakt, Metaj, deri para disa muajsh ka qenë zëdhënëse e PD dhe Lulzim Bashës. Madje, për të hyrë në komision, Metaj siç duket dhe në mesazhe i drejtohet Taulant Ballës, se është aty si përfaqëssuese e AMA-s.Me poshtë bisedat e zbardhura nga Tiranapost.al:

Biseda Andi Tela-Desada Metaj

Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë
Desada Meta: E acaron ky legeni
Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë
Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete
Desada Meta: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet
Andi Tela: Po, po thuaji
Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë
Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty

Biseda Andi Bushati-Desada Metaj

Desada Metaj: Se s’ka faj është lodh
Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???
Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani
Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë./Tiranapost.al