Tensionet në dhe rreth Ukrainës janë më të lartat që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë, sipas Kombeve të Bashkuara.
“Spekulimet dhe akuzat rreth një konflikti të mundshëm ushtarak janë përhapur në mënyrë të pakontrolluar”, tha e dërguara e OKB-së për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese, Rosemary DiCarlo, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.
“Realiteti është se situata aktuale është jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha DiCarlo.