Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga automotoparku i parë në Elbasan. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se po punohet për këtë projekt të madh infrastrukturor.

Rama thotë se do të ndërtohet një kompleks i ri rajonal me pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilave

Postimi i plotë i kryeministrit, Edi Rama:

?Elbasan – AUTOMOTOPARKU I PARË?

Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO?, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA ? dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!

#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️

#SHQIPËRIA2030??.